Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Endri Hasa tha në një intervistë për Euronews Albania se deputetët e “Rithemelimit”, po bëjnë pazare.
Ai u shpreh se në parlament nuk shkohet për tu rënë bilbilave por për të shpalosur alternativa.
“Nuk bëhen gjërat duke u rënë bilbilave por duke shpalosur alternativa, sot kush është ajo që “olele hajt të kthehemi”, se është edhe kjo çështja e mandateve. Por e dini si është puna, në komisionet online, merreni verifikojeni, që mos tu digjej dita e punës, kanë hyrë në komisiomet online mjeshtrat e “Rithemelimit”.
Se kanë bërë skuthat, nga një anë bënin zhurmën, nga ana tjetër futeshin. Ju ftoj t’ia kërkoni komisioneve parlamentare, që ndërkohë që bënin zhurmën, shënonin edhe firmat si skutha. Ata janë burokratë të vegjël që punojnë për karrigen e tyre jo për njerëzit. Erdhën zgjedhjet, ato nuk fitohen me zhurmë, por fitohen me alternativë”,-tha Hasa./m.j