Sulmet terroriste të Brukselit nuk mund të mos komentoheshin nga Donald Trump, favoriti mes republikanëve për të qenë kandidat për Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e nëntorit në Shtetet e Bashkuara. Përmes një postimit të shkurtër në Twitter, miliarder ka thumbuar tërthorazi politikat e emigracionit të Belgjikës.
“E mbani mend sesa i bukur dhe i paqtë ishte dikur Brukseli? Jo më! Tani i takon një bote tjetër”, shkruan Trump duke shtuar se Shtetet e Bashkuara duhet të tregohen të vëmendshme dhe të zgjuara në këtë pikë.
Deklarata e Trump është më e moderuar në krahasim me atë që pasoi sulmet e Parisit, kur tha se do t’u ndalojë hyrjen në Shtetet e Bashkuara të gjithë myslimanëve.