‘Lëvizje për të mashtruar disa persona poshtë ballkonit!’. Kështu i cilësoi Edvin Kulluri ndryshimet në kryesinë e Rithemelimit, ku Gazment Bardhi e Agron Gjekmarkaj u emëruan si nënkryetarë.
I ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv, sekretari i Marrëdhënieve me Publikun në PD tha se pjesa më e madhe e anëtarëve të Rithemelimit ishin kundër Bardhit e Gjekmarkajt, por në fund u bë çfarë kishte urdhëruar Sali Berisha.
“Këto lëvizje janë ca finte të vogla për të mashtruar ca veta poshtë ballkonit për t’u thënë se foltorja fiton në zgjedhje duke i bërë ato 200 veta të besojnë se gomari fluturon. Nuk ringrihet partia me viagra, ngrihet duke forcuar partinë. Këto janë kokrra viagrash që hidhen poshtë ballkonit.
Bardhi e Gjekmarkaj janë tek dera tek rithemelimi sepse nuk i duan. Kjo është ngjitje, jo bashkim. Gjekmarkaj është roje tek dera aty se nuk ka nënkryetar. Aty doli gjithë kryesia kundër kthimit të këtyre dhe u bë çfarë u tha Berisha”- u shpreh Kulluri./m.j