Deputeti i Rithemelimit, Petrit Doda ka shkuar në mes të sallës së Kuvendit në momentin që ministrja Elisa Spiropali mori fjalën dhe ka goditur disa herë me grushte foltoren.
Teksa Spirpoali po i bënte thirrje opozitës që ti japin fund skenarit të bllokimit dhe të ulen në diskutime, ai iu është drejtuar me tone të larta ministrave të qeverisë, duke shkuar drejt tyre. Por deputeti Petrit Doda është ndaluar nga Garda.
Ndërsa nënkryetarja Ermonela Felaj, i tha: “Zoti deputet t’i nuk i çirresh dot asnjë gruaje, asnjë vajze ditën e sotme. Është për turpin tuaj kjo që po bëni”.
/f.s