Aktori i humorit Julian Deda mbrëmjen e djeshme ka ironizuar hapur moderatorin e “BBVIP”, Ledion Liçon pas një situate të sikletshme që ai është përballur gjatë primet.
Teksa po bisedonte me Egla Cenon për fjalët ofenduese që ajo shpesh herë ua drjeton banorëve, aktorja i tha Ledionit që t’ia shpjegojë më mirë pasi nuk po e kupton se çfarë po flet.
Megjithatë moderatori nuk po i gjente fjalët e duhura për ta sqaruar Eglën, dhe nga ky moment ka “përfituar” pikërisht Juli, i cili i tha Ledionit: “Aha Ledion, s’qenke për këtë punë ti”, duke nënkuptuar prezantimin e “Big Brother VIP”.
Një deklaratë e tillë mesa duket nuk është dëgjuar nga vetë Ledioni, pasi ai nuk bëri asnjë reagim pas “thumbit” të aktorit.