Avokati Idajet Beqiri tha se kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka paguar median greke që ditën e djeshme publikoi një artikull ku pretendohej se gjyqtarja e GJKKO Irena Gjoka ishte dëbuar nga Greqia për falsifikim dokumentesh, pretendime që u rrëzuan nga reagimi i policise greke.
Në ‘Studio Live’ në Report Tv, Beqiri tha se Berisha e ndërmori këtë sulm për të dëmtuar imazhin e gjyqtares për shkak se ajo u tregua e guximshme duke marrë vendimin që e la në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar.
“Arritën deri aty ku thanë se ajo paska falsifikuar dokumentet për t’u futur në Greqi. E pse duhet ta bënte ajo diçka të tillë? Irena Gjoka u sulmua kaq ashpër sepse qe e guximshme, e mori dhe e çoi atje në kafaz, ku e meritonte. Saliu nuk e godet vetëm për këtë. Ai po qenë element me të kaluar atdhetare me të kaluar anti-serbe Saliu çmendet dhe i sulmon ashpër
Kjo është mbesa e Hekuran Manekës që bëri kryengritje ndaj Ahmet Zogut. Saliu sa mori vesh që kjo është mbesa e Hekuran Manekës u bë bishë e tërbuar sa shkoi pagoi gazetën greke me paratë e vjedhura të shqiptarëve që të shpifë ndaj gjyqtares. Megjithë këto shantazhe, ajo dha një vendim nga më të drejtët”- u shpreh Beqiri./m.j