Ja 10 zbulime arkeologjike entuziasmuese, që janë ende të veshura me mister
Historia e botës fsheh ende shumë mistere për t’u zgjidhur, dhe asnjëri prej nesh nuk do jetojë aq gjatë sa për t’i zbuluar të gjithë. Megjithatë, ja një vështrim mbi disa prej zbulimeve më të çuditshme që kanë dalë në dritë.
- Zogjtë Moa
Këta ekzemplarë zogjsh që një herë e një kohë popullonin Zelandën e Re u zhdukën rreth vitit 1500. Sipas një teorie, u shfarosën prej popullsisë maori. Në shekullin XX, gjatë një ekspedite, shkencëtarët zbuluan rastësisht një kthetër të madhe që i përkiste një prej këtyre zogjve, që kish mbetur çuditërisht e paprekur pavarësisht kalimit të shekujve.
- Tempulli i Saksayvamanit në Peru
Ky kompleks i lashtë gurësh të ndërthurur në mënyrë të përsosur mes tyre pa përdorimin e llaçit, përbën një prej veprave më të mrekullueshme të lashtësisë. Në disa raste, mes gurëve nuk fut dot as një fije letër. Secili bllok ka një sipërfaqe të lëmuar dhe kënde të përsosur. Si do ta kenë ndërtuar vallë? Nuk dihet…
- Porta e Diellit, Bolivi
Ky monument tejet interesant ndodhet në Tivanaku – një qytet sa i lashtë edhe misterioz, në Bolivi. Disa arkeologë thonë se ka qenë qendra e një perandorie të madhe gjatë mijëvjeçarit të parë pas Krishtit. Askush nuk e ka idenë se çfarë kuptimi ka mbishkrimi mbi portë. Eshtë e mundur që të kenë ndonjë lidhje të veçantë me astrologjinë apo astronominë.
- Shpellat e Long You, Kinë
Këto shpella janë gërrmuar të gjitha me dorë. Një punë kaq komplekse kërkonte minimumi mijëra njerëz. Nuk përmenden në asnjë burim apo arkiv historik, as nuk përmendet gjëkundi mënyra e realizimit të tyre.
- Obelisku i papërfunduar, Egjipt
Ky obelisk u gërmua fillimisht nga një sipërfaqe shkëmbore, por punimet nuk përfunduan, ndoshta prej rrezikut të një shembjeje. Madhësia e tij është vërtetë mbresëlënëse.
- Qyteti i fundosur i Yonaguni, Japoni
Ky kompleks i lashtë u zbulua rastësisht nga një instruktor noti, Kihachiro Aratake. Ky qytet nënujor ka vënë në diskutim të gjithë teoritë e ndryshme shkencore. Shkëmbi nga i cili formohet kompleksi që gjendet në thellësi të detit, është krijuar 10 mijë vite më parë – që përpara se të ngriheshin piramidat e Egjiptit. Disa arkeologë janë të mendimit që gjatë epokës prehistorike njerëzit strehoheshin në shpella dhe hanin rrënjë bimësh, në vend që të shkonin për gjueti. Nuk mundeshin në asnjë mënyrë të ngrinin qytete guri.
- Mohenjo-daro, “Kodra e të vdekurve”, Pakistan
Prej disa dekadash, misteri që vërtitet përreth rrënojave të qytetit i lë ende të hutuar shkencëtarët. Në vitin 1922, arkeologu indian R. D. Banerji zbuloi rrënoja të lashta në një prej ishujve të lumit Ind. Prej këtu ngrihen shumë pikëpyetje: Si u shkatërrua ky qytet? Cili qe fundi i banorëve të tij? Pavarësisht gërmimeve të shumta, nuk ka ende përgjigje.
- Anse aux Medaows, Kanada
Ky vend arkeologjik në Kanada ishte vendbanim viking i një mijë viteve më parë. Fakti që ekziston nënkupton që marinarët skandinavë mbërritën në Amerikën e Veriut shumë kohë përpara se të lindte Kristofor Kolombi.
- Tunelet e Epokës së Gurit
Zbulimi i këtij rrjeti tunelesh që përshkon gjithë Europën, nga Skocia në turqi, tregon se komunitetet prehistorike nuk përbëheshin thjeshtë nga gjahtarë dhe bujq. Qëllimi i këtyre tuneleve mbetet ende një mister. Disa studiues mendojnë se tunele të tillë përdoreshin si strehim nga grabitqarët, ndërkohë që të tjerë thonë se u krijuan për të udhëtuar të pashqetësuar, larg nga konfliktet e ndryshme.
- Sfera gjigande guri, Kosta Rika
Këto formacione shkëmbore nuk janë vetëm intriguese për shkak të formës së përsosur sferike, por edhe për origjinën dhe qëllimin e tyre. U zbuluan në vitet ’30 nga disa bujq gjatë mbjelljes së plantacioneve të bananes. Dipas disa legjendave vendase, mendohet që në brendësi të këtyre sferave fshihet flori, edhe pse askush nuk ka guxuar ndonjëherë që t’i hapë./www.bota.al