• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Edhe njëherë për zonjën Zhupa

Edhe njëherë për zonjën Zhupa

by A M
17/05/2024 21:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

ERVIN LERA

Shumë e nderuar zonja Zhupa – nuk e di sa ma lejoni t’ju drejtohem, shumë e dashur zonja Zhupa -, sot jeni shfaqur e admirueshme në gjithë atë që performuat në një nga sallat e Kuvendit të Shqipërisë.

Jam shumë i ndërgjegjshëm dhe i përgjegjshëm për armiqësinë e shpallur automatikisht, me disa, më duket 28, ish kolegë apo të njohur në të njëjtin institucion ku unë vazhdoj të punoj. Nuk është se kam ndonjë farë miqësie – është e rëndësishme ta dini, jo për shkak të konkurencës në punë, dhe as për ndonjë bërryl të mundshëm -, por, sidoqoftë edhe ato pak çaste indiferentizmi përballë njëri – tjetrit, kanë qënë pjesë e kohës time dhe tyre të kaluar në punë.

Më erdhi shumë mirë, që më në fund Jane Doe, edhe pse u vetëdeklarua e panjohur dhe siguroi publikun se nuk do demaskoheshe dot, u përshfaq jo si një i/e panjohur, por si një shenjtore, ndoshta Shën Aleksandra, e cila e lulëzoi RTSH, dhe demaskoi dështimin e “rilkhimit në të madhe”, për t’ju kundërvënë Drejtorit aktual.

Pa as më të voglin dyshim, jam shumë kundër papunësisë, shkurtimeve të vendeve të punës, apo shkarkimeve të pamotivuara administrativisht dhe ligjërisht, por nuk mund të lejoj, që një deputet/e e zgjedhur për të theksuar dhe absolutizuar, adresuar, ligjshmërinë në këtë “copë” vend, që zëmë në kontinent dhe botë, të nxisë vetëgjyqësinë.

Që të jem më shumë i guximshëm se kaq sa po tregohem, edhe me këtë që po shkruaj duke j’u drejtuar juve, jam shumë i gatshëm ta rrëmbej unë drejtorin aktual të RTSH dhe ta vë në dispozicion të drejtësisë – nuk përmend dot SPAK në këtë rast, sepse aq sa e keni referuar ju SPAK-un, nuk shërben më as për të trembur foshnjet që të hanë apo të flenë.

Nuk ja shpjegoj dot vetes dhe, nuk di si ta motivoj qetësinë, por ju keni një problem – sipas meje – që nuk merrni përsipër perfaqësimin në organet kompetente të, jo vetëm 20 apo më shumë ish punonjësish të RTSH, të mundësoni zgjidhjen ligjërisht të të gjitha problemeve social-ekonomike që atyre u janë shkaktuar, dhe t’i riktheni në punë, dhe e gjitha kjo sepse ju i keni shpallur luftë, prej ndikimeve të të ashtuquajturve viktima me iniciativën e vet, disa emrave të përveçëm.

Nuk j’u drejtohem dot, asnjë prej të shkarkuarve apo të larguarve nga RTSH, sepse mendoj se e mirëkuptoj gjendjen e tyre psiko-emocionale, por edhe nuk bie dot në një mendim me Jane Doe dhe workflow e saj, e cila me dështimin e vet qe ne 6 mujorin e parë, deklaroi se shembi muret e kalbura të RTSH.
Çfarëdo të ketë ndodhur ndër vite në RTSH, përfshi edhe në kohë të regjimit diktatorial, ato mure – pa marrë leje po guxoj e të miqësohem me ju zonjë – e dashur Ina, ato mure kanë qënë dhe do të mbeten përjetësisht të kështjellta, do apo nuk do Jane Doe, alias Melsi Qirici, e dorëhequra e parë ndoshta e RTSH, nën drejtimin e më të keqit, Alfred Peza. Një nga kushtet e punësimit, në sektorin shtetëror apo privat, është aftësia e realizimit te detyrave nën presion.
Ndoshta çdo gërmë e mësipërme është shumë e gabuar, e padrejtë dhe e palogjiktë, por, mendoj që, për të marrë gjithë meritat e sakrifikimit social, mendojeni sikur të investoheni, për zgjidhjen duke përdorur, qoftë pushtetin, qoftë protagonizmin.
Edhe ju zonja Kryetare e Kuvendit, si mund të lejoni shfaqje të tilla cirku në tempullin e ligjshmërisë shqiptare që nga koha e Revolucionit Demokratik, kur ende nuk kishte sistem drejtësie, por kishte vetëm, vetë Ali e vetë Kadi???!!!…
E vetmja media publike në Shqipëri, Transmetuesi Publik RadioTeleviziv, i autorizuar ndërkombëtarisht dhe, që vazhdon ta mbajë këtë titull pas shumë e shumë sulmesh protagoniste politike, do apo nuk do, i pëlqen apo jo Jane Doe, nuk ka nevojë për protagonizmin e të paditurve dhe përfituesve – qofshin pa siklete ligjore – që të shkojë përpara.
RTSH, ka nevojë, që për hir të së vërtetës, të gjejë mbështetjen e Presidentit, Kryeministrit, Ministrit të Financave, Komisionit të mediave, që duke nisur nga Orkestra Simfonike e RTSH, të nisë rritjen e pagave. Instrumentistët e Orkestrës se TOB, përfshirë edhe bashkëshortin e Jane Doe – ju shtofshin e t’i hanë me zemër të mirë – paguhen dyfish sa instrumentistët e RTSH.
Paga mesatare e të gjithë administratës në Shqipëri është 35-50% më e lartë se paga e punonëjsve të tjerë të RTSH, përjashto ndonjë nga ata që janë paguar si redakorë përgjegjës dhe pjesëmarrës në emisione, si ndonjë nga protagonistët që kishit në takim.
E dashur zonja Zhupa, po të arrini këtë rritje pagash, edhe ata që po doni të përfaqësoni populisht, do përfitojnë më shumë nga dëmshpërblimi…
Koha eshte ilaçi më i mirë, harresa helmi më i fortë…
Mos e bëni veten e dashur zonja Zhupa, t’ju rendisë mes helmeve…

Next Post
Avokatja e Enkeleda Danajt tregon detaje tronditëse nga vrasja: Autori ishte i vendosur, e kishte planifikuar krimin

Avokatja e Enkeleda Danajt tregon detaje tronditëse nga vrasja: Autori ishte i vendosur, e kishte planifikuar krimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

August 14, 2026
Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

August 14, 2026
E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

August 14, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pse Shqipëria e fiton gjyqin për Aeroportin e Vlorës?

August 14, 2026
“Prefektin e Tiranës s’e kuptova pse është këtu”- Kryeministri Rama në “Vajza Fest”, batuta me Sokol Sadushin, ish-presidentin Topi, Fidel Yllin dhe… (VIDEO)

“Prefektin e Tiranës s’e kuptova pse është këtu”- Kryeministri Rama në “Vajza Fest”, batuta me Sokol Sadushin, ish-presidentin Topi, Fidel Yllin dhe… (VIDEO)

August 14, 2026
Trump nuk tërhiqet, i kërkon Gjykatës Supreme që të vazhdojë ndërtimin e sallës së ballove!

Trump nuk tërhiqet, i kërkon Gjykatës Supreme që të vazhdojë ndërtimin e sallës së ballove!

August 14, 2026
Llava dhe hiri vullkanik nga Etna, anulohen deri nesër pasdite fluturimet në aeroportin e Katanias

Llava dhe hiri vullkanik nga Etna, anulohen deri nesër pasdite fluturimet në aeroportin e Katanias

August 14, 2026
Stuhia u rrezikon jetën 3 vajzave në det, Policia futet me skaf dhe i shpëton! Po bënin kanoe në Palasë

Stuhia u rrezikon jetën 3 vajzave në det, Policia futet me skaf dhe i shpëton! Po bënin kanoe në Palasë

August 14, 2026
“Çështjen e kemi në vëmendje”- “Demokratët Europianë”: Mbajtja e Veliajt në paraburgim, sfond shqetësues për demokracinë shqiptare! Në pikëpyetje proporcionaliteti

“Çështjen e kemi në vëmendje”- “Demokratët Europianë”: Mbajtja e Veliajt në paraburgim, sfond shqetësues për demokracinë shqiptare! Në pikëpyetje proporcionaliteti

August 14, 2026
Këshilltarët e PS dhe PD bëhen bashkë kundër Territoriales, Këshilli Bashkiak i Selenicës merr vendimin: Jo bashkimit me Vlorën!

Këshilltarët e PS dhe PD bëhen bashkë kundër Territoriales, Këshilli Bashkiak i Selenicës merr vendimin: Jo bashkimit me Vlorën!

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com