Namir Lapardhaja tha se lëvizja e Gazment Bardhit dhe Sali Berishës i ka bërë një dëm të jashtëzakonshëm konceptit të votës në Shqipëri dhe moralit politik.
“Foltorja dhe rithemelimi e kanë marrë rrugën e tyre. Për momentin janë një lëvizje ilegale për sa kohë nuk njihen nga institucionet ligjore.
Lëvizja e Gazment Bardhit dhe Sali Berishës i ka bërë një dëm të jashtëzakonshëm konceptit të votës në Shqipëri dhe politikes.
Ata kanë legjitimuar imoralitetin në politikë. Gjithkush tani mund të mos ketë më asnjë princip moral sepse politika i fal të gjitha.
Shqiptarët kanë nevojë për një alternativë të besueshme, të pastër dhe të ndershme. Ndryshimi që duhet të ofrojë partia demokratike dhe opozita është një ndryshim edhe moral”, u shpreh Lapardhaja në Dritare TV./m.j