Në lidhje me incidentin e rëndë në magazinën e deputetit Bujar Çela në Lushnjë, ku humbën jetën 2 persona dhe u plagosën 7 të tjerë, grupi hetimor po heton për 3 vepra penale, ndërtimi paligjshëm, shkatërrim të pronës nga pakujdesia dhe shkelje e rregullave në punë.
Para grupit hetimor, Gjini ka mohuar të ketë kontraktuar për punime Roland Hoxhën dhe të birin, por grupi hetimor arsyeton se me mosveprimet e tij, duke qenë i autorizuar për kryerjen e ndërtimit të kapanonit ku ndodhi shpërthimi sipas kontratës së sipërmarrjes, ka lejuar kryerjen e punimeve, pa respektuar rregulloret përkatëse të sigurimit teknik, të disiplinës teknike të mbrojtjes në punë dhe nuk ka marrë masa për zbatimin, duke sjellë pasoja të rënda.
Nga 1080 metra katror që ishte dhënë leja, tashmë kapanoni ka sipërfaqe rreth 3000 metra katror duke kaluar kështu poshtë linjës së tensionit të lartë. Nga ky incident tragjik, përveç jetëve të humbura, pati dhe një dëm të konsiderueshëm material në biznese e banesa në zonë, të cilat po vlerësohen nga një grup pune i ngritur nga bashkia.
/f.s