Një deklaratë befasuese është bërë sot në “Breaking” nga avokati Spartak Ngjela ai u shpreh se në këto zgjedhje, do të kthehet.
“Do kthehem në këto zgjedhje. Dita kur, varet kur ta shikoj unë si mundësi. Do dal me partinë time, është vetëm elektorale, nuk është me sistem, sistemi krijohet dhe funksionon në momentin e zgjedhjeve.
Kompromise do kemi djathtas. Partia ime quhet ‘Ligj dhe drejtësi’. Djathtas… më afër është Basha. Sepse është parti amerikane, nuk është pak ajo”, u shpreh ai ndër të tjera./m.j