Bashkepunimit mes FSHF dhe kompanise “Abissnet” ne pronesi te biznesmenit Koço Kokedhima qe kishte te drejten e emrit te Kategorise Superiore i ka ardhur fundi.
FSHF ka vendosur qe te ndryshoje emrin e kampionatit duke hapur garen.
NJOFTIMI
FSHF dhe Liga Profesioniste e Futbollit fton të gjithë të interesuarit të paraqesin interesimin e tyre pranë Departamentit të Marketingut të Federatës Shqiptare të Futbollit. Propozimi juaj duhet të përshkruajë vizionin tuaj për partneritetin, duke theksuar përfitimet reciproke që do të sillte për të dyja palët.
Propozimet duhet të dorëzohen brenda datës 23.03.2024 në: [email protected].
Për pyetje ose detaje të mëtejshme në lidhje me këtë mundësi, përfshirë dokumentet informative, listën e mundshme të përfitimeve dhe kontratën tip, ju lutemi na kontaktoni në [email protected].
FSHF mirëpret propozimet tuaja dhe mundësinë e bashkëpunimit me ju për të vijuar zhvillimin e Kampionatit Kombëtar “Kategoria Superiore” në majat e reja të suksesit.
/f.s