Djegia e mandateve vijon të qëndrojë mes ciftit Meta. Ish-Presidenti, sot kryetari i partisë së Lirisë, vijon tia përmend publikisht Kryemadhit, gabimin e djegies së mandateve së bashku me Lulzim Bashën, në 2019.
“Jane dy ceshtje te ndare me thike mbi raportin politik me znj. Kryemadhi qe nuk eshte ndonje raport qe ka shkelqyer shume per hir te se vertetes per shkak te vendimit te saj qe lidhet me djegien e mandateve”, tha Meta.
Kryemadhi ndërkohë prej kohësh është në një proces hetimi dhe sekuestrimi i telefonit nga SPAK, është një cështje që ajo e ka ndjegur në të gjitha shkallët, pa sukeses për ta marr deri më tani. Edhe nga kjo proces gjyqsor, Meta distancohet plotësisht.
Kreu i Partisë së Lirisë, ndërsa përmendi veprimet e tij si President, tha që nuk ka bërë asnjë shkelje ligji, pavarsisht se organet hetimore kanë rihapur dosjen CEZ-DIA-, ku dhe ai vetë është thirrur në SAPK, si njeri që ka dijeni, të pakëtn kështu ka deklaruar.
/f.s