Një 42-vjeçar është vënë në pranga si autor i dyshuar i djegies së një makine tip BMW X5 në Vlorë. Kjo ngjarje ndodhi dy ditë më parë.
Policia thotë se ngjarja dyshohet të ketë kryer nga 42-vjeçari pas konflikteve të vazhdueshme me pronarin e makinës pas vjedhjes me armë në banesën e vjehrrit të tij.
Siç duket nga pamjet e shpërndara nga uniformat blu, autori i dyshuar i kësaj ngjarje është filmuar teksa mbush një bidon me benzinë dhe më pas e hedh mbi makinë, ku i vendos edhe flakën. Ndërsa në fund ai është vënë në pranga nga autoritetet.
/a.r