Në ceremoninë e përurimit të bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, gjenerali turk Goksel Kaya theksoi se Shqipëria është kthyer në një vend të dalluar në rajon.
Ai u shpreh po ashtu se Turqia i qëndron në krah vendit tonë si një partner i rëndësishëm në shumë fusha, veçanërisht në atë ushtarake e industrinë e mbrojtjes.
“Urojmë që baza ajore e Kuçovës të jetë ogur i mirë për Shqipërinë dhe aleancën. Shqipëria është zhvilluar pothuajse në çdo fushë vitet e fundit, është një nga vendet më të dalluara në Ballkan për pasurinë e diversitetin kulturor. Mes Turqisë dhe Shqipërisë ekziston një vëllazëri e thellë historike për më shumë se 500 vjet. Është lidhje vëllazërie, marrëdhëniet e ndërtuara mbi bazën e besimit të ndërsjelltë janë në nivelin më të lartë. Sot e shohim Shqipërinë si vend fqinj edhe pse nuk kemi kufij. Vëllezërit tanë që jetojnë këtu apo shqiptarët në Turqi shërbejnë si urë miqësie midis vendeve tona, marrëdhëniet tona diplomatike 100 vjeçare të motivojnë me vazhdimësinë e tyre. Kemi bashkëpunim të ngushtë në fushën ushtarake dhe industrinë e mbrojtjes. Të dyja vendet po përpiqen të ngrenë në nivelet më të larta këtë sektor, marrëveshja e nënshkruar së fundmi ishte mjaft e rëndësishme. Si dy aleate të NATO-s duan të ruajnë paqen dhe stabilitetin rajonal. Turqia e sheh si Shqipërinë si një partner të rëndësishëm për objektin e saj në Ballkan. Baza e Kuçovës do të jetë një kontributor i rëndësishëm për aleancën në sigurinë rajonal dhe globale”, deklaroi Kaya.
/a.r