Një aksident ka ndodhur në qendër të qytetit të Elbasanit ditën e djeshme ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
Sipas asaj që njofton policia e Elbasanit si pasojë e këtij aksidenti është arrestuar 21-vjeçari A. Ll. banues në Elbasan, i cili drejtonte mjetin qw u aksidentua.
Kujtojmë se njëra prej makinave përfundoi në një prej lokaleve në bulevardin kryesor “Aqif Pasha”, duke rrezikuar jetën e klientëve që po qëndronin aty. Policia njofton se si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja që udhëtonte me të. Si dhe janë shkaktuar dëme materiale në lulishten e një lokali dhe në një automjet të parkuar aty.
“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ll., 21 vjeç, banues në Elbasan, sepse pasditen e djeshme, në bulevardin “Aqif Pasha”, Elbasan, automjeti që ai drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., 31 vjeç, banues në Fier. Si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit, shtetasi E. K., dhe pasagjerja që udhëtonte me të. Gjithashtu, nga ky aksident janë shkaktuar dëme materiale në lulishten e një lokali dhe në një automjet të parkuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
/a.r