Momentet e shpërthimit në një magazinë në Lushnjë tregojnë një shtëllungë të madhe tymi që ngrihet në ajër. Pamjet tregojnë se sa e fuqishme ka qenë shpërthimi, sa për pak sekonda tymi është ngritur në ajër.
Roland Hoxha dhe i biri, Lidio ishin duke punuar në vinç ku me ndihmën e tij ngrinin 2 bombola oksigjeni me të cilat po kryenin saldime në pjesën e tarracës. Dyshohet se gjatë punës një bombol u shkëput nga vinçi dhe u përplas në tokë duke shkaktuar një shpërthim që shkatërroi gjithçka dhe mori jetën e të dyve.
Mëngjesin e sotëm, grupi hetimor i përbërë nga ekspertë të fushave të ndryshme, të drejtuara nga prokuroria e rrethit gjyqësor Fier po punojnë për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë ngjarje të rëndë. Njëkohësisht një grup pune nga bashkia po përgatitet për të verifikuar dëmet në biznese dhe banesa.
Ka qenë ora 15:30 e 1 marsit kur vinçni ka rënë në kontakt me linjën e tensionit të lartë 110 kv që kalonte sipër magazinës ka ndodhur shpërthimi që i mori jetën babë e bir ndërsa plagosi 7 të tjerë mes tyre dhe deputetin socialist Bujar Çela, pronar i magazinës.
Dyshohet se mund të ketë pasur bombola oksigjeni në këto ambiente pune që kanë nxitur shpërthimin e fuqishëm.
Nga shpërthimi mbeti i vdekur Roland Hoxha dhe Elidon Hoxha, babë e bir, ndërsa u plagos deputeti i Partisë Socialiste prej 2 mandatesh në Lushnje Bujar Çela, i cili po ndërtonte magazinën dhe së bashku me gjashtë persona të tjerë të cilët kanë qenë duke punuar në magazinën e tij.
Të vdekur
Roland Hoxha
Elidon Hoxha
Të plagosurit
1- Sajmir Korreshi
2- Sokol Lumi (në gjendje të rëndë te spitali i Traumës
3- Bujar Çela (deputet i PS) në operacion te spitali i Traumës
4- Ervis Sharka
5- Lunedi Golemi
6- Ilia Sota
7-Erigjet Gorovelli