Në një intervistë për Report Tv, një prej banorëve të zonës ku ndodhi shpërthimi në Lushnjë, tha se dëmet materiale në banesën dhe biznesin ku punonte së bashku me familjarët e tij ishin tepër të mëdha.
Sipas tij dëmi për biznesin e elektroshtëpiakeve llogaritet mbi 200 mijë euro, ndërsa rrëfeu edhe momentin e shpërthimit duke treguar se, punëtorët dhe familjarët kishin përjetuar momente tmerri me xhamat që binin përreth tyre.
“Isha duke punuar poshtë. Fëmijët ishin duke luajtur këtu, njerëzit e tjerë në dhomën e pritjes. Për momentin thjesht mendova për ata, u ngjita lart, i kapa i nxora jashtë thjesht të shpëtonim ata pa menduar gjë tjetër.
Falë Zotit nuk kemi asnjë dëmtim në njerëz. 4 anëtarë jemi në familje, në total ishim 10 persona që rrezikoheshim.
(Dëmet në biznesin e elektroshtëpiakeve) Biznesin e ka kunati, po punoj edhe unë me të. Nuk e nxjerrim dot vlerën por llogaritet rreth mbi 200 mijë euro.
Vala goditëse ishte goxha e fuqishme. Nuk po merrnim vesh cfarë po ndodhte. Një zhurmë shumë e madhe, xhamat binin gjithandej, fëmijët të trembur”- u shpreh banori i zonës/m.j.