Ish-kryeministri italian Massimo D’Alema, dhe një prej figurave kryesore të së majtës atje ka komentuar zhvillimet në Partinë Socialiste. I ftuar në studion e “Top Story” në Top Channel, D’Alema komentoi edhe çështjen e referendumit në PS për çështjen e kreut të partisë.
“Për një mysafir të diskutojë statutin e PS do ishte diçka e pasjellshme. Nëse unë ftoja dikë në partinë time dhe ai diskutonte për partinë time, në Kongresin e pasëm nuk do e ftoja më. Sidoqoftë, është mjaft normale që udhëheqësi i qeverisë të jetë edhe kryetari i partisë. Kjo i përket normalitetit të aprtive social-demokrate në Evropë. Di gjë kjo çështje do të vendoset në referendum nga anëtarët e partisë. Por propozimi që të ketë një referendum është propozim demokratik. Sepse në fund do të jenë ata që do të vlerësojnë nëse kryetari i qeverisë do të konsiderohet edhe kryetari i partisë, ose kjo do të vihet në diskutim”, tha D’Alema.
Ai ka vlerësuar Edi Ramën, duke e quajtur “burrë shteti”. Ish-kryeministri italian tha se Rama do të bënte një figurë shumë më të mirë në Këshillin Evropian se disa kryeministra aktual të BE-së.
“Unë e konsideroj Edi Ramën një burrë shteti. Mund t’ju them se në tryezën e Këshillit Evropian Edi Rama mund të bënte një figurë më të mirë se disa nga ata që janë atje. E konsideroj një njeri që ka kulturë”, tha më tej D’Alema.
Ai dha më tej edhe një vlerësim për gjendjen aktuale të Partisë Socialiste, pas debateve dhe përplasjeve Rama-Blushi.
“Partia Socialiste shqiptare është një parti që gëzon shëndet të plotë. Më kanë thënë që ka rreth 90 mijë anëtarë, bazuar në numrin e banorëve është një numër i lartë”, tha D’Alema