Një shqiptar në Britani ka rënë në prangat e policisë pasi është kapur duke kultivuar drogë.
Shqiptari kishte përshtatur një lokal të vjetër dhe të braktisur, në një ambient kultivimi të bimëve narkotike.
Fabrika për prodhimin e kanabisit është zbuluar nga policia në qytetin e Swindonit, në jugperëndim të Anglisë.
Emri i shqiptari të arrestuar nuk bëhet me dije, por gjatë kontrollit në ambjentet e kultivimit të kanabisit u gjetën 143 bimë narkotike.
Ai përveç akuzës për prodhimin e lëndëve narkotik, do të akuzohet edhe për futje ilegale në Britani, shkruan Panorama.
Tani shqiptari ndodhet në paraburgim, teksa pritet në ditët në vijim t’i komunikohet masa e sigurisë.