Erjola, Juli dhe Ledjona kanë bërë një plan për të nxjerrë keq Ilnisën në Primen e ardhshëm.
Erjola do afrohet me Ilnisën, do i fitojë besimin dhe më pas do presë që ajo të shajë personat që Erjola ka ndenjur. Në një bisedë, Juli i thotë Erjolës që të bëjë debat me të në sy të Ilnisës, për të parë reagimin e saj. Ndërkohë që Ledjona i thotë të mos flasin sepse dëgjohen dhe del zbuluar plani i tyre. Në një bisedë tjetër, Erjola i thotë se hakmarrjen do ia servisë Ilnisës në një tavë dhe se arriti t’ja fitonte zemrën, pasi gjatë mbrëmjes pas përfundimit të spektaklit i hapi zemrën.
Erjola: Ilnisës do ia servir në tavë të ftohtë hakmarrjen time. E hapi barkun, “i sheh sytë e mi” më tha. Filloi të qante, unë e kam ditur që do vinte kjo dita që do shkoj me të.
Juli: Tani shko me të dhe bjeri Julit, ec.
Erjola: Juli asnjë nuk duhet ta dijë.
/f.s