Partia Demokartike deklaroi sot se lirimi i Vangjush Dakos, , është shenja e radhës se në Shqipëri nuk ka ligj, por drejtësi me porosi.
Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i PD Luçiano Boçi analizoi dhe bëri publike, të gjitha rrethanat që çuan në nxjerrjen nga burgu të ish-kryebashkiakut socialist të Durrësit.
Ai krahasoi rastin e Dakos me Berishën por harroi se ish-kryebashkiaku ka qëndruar 8 muaj në burg, ndërsa ish-kryeministri po hetohet në arrest shtëpie ashtu siç do të hetohet Dako tani e tutje.
“Partia Demokratike e ka vënë e para alarmin e keqpërdorimit të SPAK-ut dhe të gjykatave te drejtësisë se re si vegla të verbëta në duart e partisë së krimit dhe do të jetë e fundit që do të heshtë përballë kapjes së sistemit të drejtësisë nga Edi Rama. Konvaleshenca e Dakos nga suita e paraburgimit, e ngritur posaçërisht për të dhe zyrtarët e tjerë socialistë, në kushtet e shtëpisë, është sinjali që Edi Rama u dërgon bashkëpunëtorëve: me pak harxhe, dhe po të po ti përmbahet kodit të Omertas, dmth; te qepni gojën, do t’ia hidhni! Dako nuk u lirua se e lejoi tejkalimi i procedurave, por sepse zbatoi ligjin e Omerta-s, të heshtjes, së Edi Ramës.
Dako nuk u akuzua për krimet e tij të rënda që rëndonin mbi të si betonizimi i Durrësit dhe krimi monstruoz elektoral të mirëdokumentuar, por për shtesë kati dhe ‘shpërdorim detyre’. Ai nuk u dërgua në shtëpi se nuk ka prova, por se ai e dha provën e besnikërisë ndaj partisë dhe Edit. Besnikëria, e cila bazohet mbi parimin: lejojeni drejtësinë e re tone të bëjë sikur po na godet, që nëpërmjet saj të godasim kundërshtarët politikë dhe të jemi në pushtet sa të duam vetë. Vangjush Dako është fytyra e pushtetit që Edi Rama ka ndërtuar në Shqipëri që në kohën kur drejtonte bashkinë e Tiranës. Ai nuk mund të dënohet sepse është mik i Ramës, bashkëpunëtor i tij, por mbi të gjitha në bashkëfajësi dhe bashkëdijeni me të.
/f.s