Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi dypalësh pas takimit mes tyre dhe delegacioneve që i shoqërojnë.
Në përfundim të takimit, marrëveshja e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Ukrainës u firmos nga Presidenti Zelensky dhe Kryeministri Rama.
Ndërkohë presidenti i Ukrainës e ka dekoruar Ramën me Urdhrin e Princit “Jaroslav i Urti”.
Motivacioni për nderimin e kryeministrit Edi Rama është: “Për një kontribut të rëndësishëm personal në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës, popullarizimin e shtetit ukrainas në botë”.
Më pas, presidenti ukrainas u largua nga ambientet e Kryeministrisë i shoqëruar nga forca të shumta sigurie, për t’u drejtuar në Pallatin e Kongreseve, aty ku do të mbahet samiti Ukrainë-Europa Juglindore.
Firmosja e marrëveshjes së bashkëpunimit që përforcon dhe promovon miqësinë mes Shqipërisë dhe Ukrainës:
/a.r