Xhaxhai i Aleks Nikës, një nga katër të vrarët më 21 janar 2011, tha se nuk shpresë që Lulzim Basha, ish-ministër i Brendshëm asokohe, të dëshmojë të vërtetën se kush e dha urdhrin për të qëlluar.
I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Mark Nika tha se Basha ka pak me ish-kryeministrin Berisha për çështjen në fjalë.
Ai i bëri thirrje Gjykata e Lartë të urdhërojë SPAK-un të hetojë ngjarjen e rëndë.
Ai duhet t’i tregojë para policisë pse ishin vrasje legjitime, kur ata u vranë me duar në xhepa në rrugë.
Do ishte mirë që Gjykata e Lartë të mos e zvarrisë më çështjen por të urdhërojë SPAK-un të hetojë.
Nëse nuk e bën këtë i bie që të rrëzojë vendimin e Gjykatës së Strasburgut” – tha Mark Nika.
/f.s