Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas Iranian, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një fëmijë 11-vjeçar. I arrestuari është shtetasi me inicialet M.J, 35 vjeç.
Iraniani banon në Fushë Mëzez dhe është pjesë e muxhahedinëve të ardhur në Tiranë, për t’i shpëtuar përndjekjes së qeverisë së Iranit.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë.
Shtetasi iranian ka ngacmuar seksualisht djaloshin e mitur dhe tashmë do të procedohet penalisht për veprime të turpshme.