Keshilli Bashkiak i Kuçoves i ka dhene ish kryeministrit, ish ministrit dhe ish deputetit socialist Bashkim Fino, i cilu u ndaj nga jeta disa vite me pare nga per shkak te Covidit, titullin “Qytetar Nderi” i qytetit.
I mbledhur posaçërisht per te nderuar ish deputetin e kesaj zone per vite me radhe, këshilli bashkiak Kuçovë vendosi dhënien ketij titulli “Qytetar Nderi” (pas vdekjes) Bashkim Finos me këtë Motivacion:
“Në vlerësim të punës përkushtuese, rolit të jashtëzakonshëm si kryeministër i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Republikës së Shqipërisë dhe veprimtarisë së spikatur në jetën publike dhe shoqerore te Kucoves si deputet i saj ne Kuvendin e Shqiperise per 3 mandate.
Vlen të theksohet se vendimi u mor me konsesusin e plotë të të gjitha partive politike që përfaqësohen në këshillin e bashkisë Kuçovë”.
Bashkim Fino ka qene kryeminister ne qeverine e “Pajtimit Kombetar” te dale pas trazirave te marsit 1997, zv.kryeminister, minister ne disa dikastere dhe deputet i Kuvendit deri ne momentin kur u nda para kohe nga jeta./m.j