Shqipëria mikpret Samitin “Ukrainë – Europa Juglindore” ditën e nesërme, më datën 28 Shkurt, 2024. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, viziton për herë të parë Tiranën.
Zelensky mbërrin mbrëmjen e sotme në aeroportin Nënë Tereza, ndërsa në orën 9:00 të ditës së nesërme pritet nga Rama, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Këshillit të Ministrave.
Pas pritjes, ai do të zhvillojë një takim kokë më kokë me kryeministrin, ndërsa do të zhvillohen dhe takime dypalëshe të delegacioneve.
Më pas do të firmoset dhe marrëveshja mes Shqipërisë dhe Ukrainës
Në orën 11:00 do të mbërrijnë liderët e Ballkanit Perëndimor në Pallatin e Kongreseve. Gjysmë orë më vonë do të nisë samiti.
Në orën 13:00 do të realizohet fotoja familjare, ndërsa në 13:00 Rama dhe Zelensky do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për media.
AGJENDA:
E mërkurë, 28 shkurt
09.00 – Presidenti Zelenskyy do të mikpritet nga Kryeministri Rama, në Kryeministri.
Mediat do të kenë akses në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Këshillit të Ministrave.
09.05 – Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Presidentin e Ukrainës Zelenskyy.
9.30 – Takimi bilateral mes dy delegacioneve.
10.10 – Firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës
11.00 – Doorstep dhe mbërritja e liderëve ( Pallati i Kongreseve)
11.30-Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë fjalët hapëse të Sesionit.
13:00 – Foto Familjare
13.30 – Kryeministri Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë një Konferencë të përbashkët për shtyp./m.j