Xhaxhai i Aleks Nikës shprehet i zhgenjyer nga vendimi i Gjykatës së Lartë për cështjen e “21 Janarit”. Sipas tij, për shkak të vendimit të Strasburgut, dosja duhet rikthyer për hetim pasi konsiderohet krim shtetëror.
Mark Nika reagon për Top Channel: Për ne është i papritur si vendim. Akoma nuk e besojmë që gjykata e lartë të shprehet kështu. Ata kanë detyrim ligjor dhe kushtetues për shkak se gjykata e Strasburgut e ngarkon shtetin për ta hetuar çështjen për shkak se është krim shtetëror.
Në vrasjen e protestuesve ne dyshojmë se implikohen funksionarë të kohës dhe këta duhet ta bënte SPAK. Ne do ta ndjekim deri në fund, kjo është rruga ligjore ne e konsiderojmë këtë vendim të gjykatës së lartë haptazi në kundërshtim të ligjit.
Vendimi për 21 janarin është gur prove për drejtësinë e re – tha për Anila Hoxhën xhaxhai i Aleks Nikës. Ky vendim është është dështim sepse nuk ka nevojë për hetim gjyqësor , ata duhet të shpreheshin në dhomë këshillimi e mbylli reagimin e tij Mark Nika.
/f.s