Dy pjesëtarë të KFOR-it janë kërcënuar me vrasje, raportojnë mediet në Kosovë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lubiçevë të Prizrenit.
Policia e Kosovës thotë se njëri nga të dyshuarit është arrestuar ndërsa tjetri është në kërkim.
Patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me pjesëtarët e KFOR të cilët kanë deklaruar se teksa ishin duke qëndruar në një lokal aty në fshat, “të dyshuarit afrohen fillimisht duke i ofenduar e më pas njeri nga të dyshuarit i ka kanosur me vrasje duke ju thënë ‘’se do shkoj në shtëpi të marr Kallashnikovin dhe do ju vras të gjithëve”.