Roza Lati dhe Erjola Doçi kanë këshillua banoren e re Sara Karaj, sesi të futet më lehtë në lojë.
Sara: Po aludimi që filluan për mua te çifti Meriton Ilnisa. Erdhi Sara tha unë jam Rikja nr dy. Ma shpjego pak mua
Sara: Ajo e ka me më shantazhu imazhin mua dhe me faktorizua mua
Erjola: Luaj
Roza: Meritonit i pëlqejnë gocat e bukura, më flet me tonalitet aq pervers
Juli: Nëse ti s’je pjesë e kësaj loje me dëshirë, atherë po të përdor. Prishja skemën
Erjola: Unë hodha dhe një llaf më pëlqen panorama që kam para syve
Juli: Nëse do, prishja skemën
Erjola: Zemër Meritonit ja ka qejfi se e njoh nga jashtë
Roza: Nëse do me u fut është momenti të trazosh ujërat Merionit dhe Ilnisës
Sara: Unë pa dasht janë trazu, nuk hy në mes…
Erjola: Po të lë ai hapësirë
Juli: Nëse nuk je tu e bo me dashje, po të përdorin ata
Sara: Dua ta mendoj mirë me hy në mes të çiftit në atë mënyrë të dal si një femër e keqe. Unë mund të hy, por jo për punë dashurie.
Erjola: Ata janë në një skemë
Sara: Nuk po hy për atë punë, thjesht dolën aludime. Nuk e bëra të madhe se duhet ti interesojë asaj jo mua. Të përdorë imazhin tim vetëm se unë jam single
Roza: Meritoni me këto gocat e bukura e lëshon pak vetën
Erjola: Po e lëshon içik shpejt
Roza: Është Meritoni që shpërqendrohet lehtësisht. Sesa të rrish e padukshme…/m.j