Dy spitale tashmë funksionojnë në një, ai i Kavajës me spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Me këtë model të ri menaxhimi, pacientët nuk kanë më nevojë që për shërbime të specializuara të vijnë në kryeqytet. Por si po bëhet koordinimi i ekipeve të mjekëve?
“Duhet bërë një spital me një administratë, por mjekët do të kenë bashkëveprimin e ndërlidhjes për adaptimin e ndërlidhjes e të gjithë dijeve të tyre, që do të jetë nga Spitali Shefqet Ndroqi. Ajo zonë ka rreth 100 mijë banorë, pra çfarë janë të sëmurë kronikë, fibroza cistike, sëmurë turberkular, të cilët do shtrohen dhe do të kenë afër diagnostifikimin dhe mjekimin nga mjek pnemulog i Kavajës dhe ekipe të vajtur nga Tirana.”
Pas 6 vitesh në Spitalin e Kavajës është hapur shërbimi i kirurgjisë, i cili ishte mbyllur për shkak të mungesës së mjekëve specialistë.
“Ekipi i kirurgëve të spitalit Shefqet Ndroqi bashkë me dy kirurgë të rinj të cilët do ti shtohen këtij stafi do të jetë ekipi, i cili do të vendosi në shfrytëzim të plotë të gjithë shërbimin e kirurgjisë të përgjithshme në këtë spital, të cilët i është atashuar dhe rehabilituar në mënyrë të plotë reaminacionin që tashmë janë gati për te pritur pacientët e pare”
Sakaq përveç shërbimeve ekzistuese do të ketë edhe shërbime të reja.
“Popullata e qytetit te Kavajës dikur referohej për të bërë korografi në Durrës ose në QSUT, tashmë të sëmurët kardiologjik nuk do të enden më. ata kanë spitalin e tyre . Nuk kanë më ata barrierat referuese, gjithashtu vajtja e mjekëve në Kavajë ju ul koston. E kemi në letër për ta vënë në veprim dhe zbatim, ngritja e një qendre ekselente të këmbës diabetike, për të cilën po diskutojmë mënyrën sesi do ta organizojmë për t´i ardhur në ndihmë të sëmurëve diabetikë.”
Kjo është qendra e parë spitalore rajonale, ndërkohë që ministria e Shëndetësisë deklaroi se po punohet edhe për binjakëzimin midis Spitalit Bashkiak Kuçovë me atë të Beratit.
/a.r
Uroj më të mirën.
Inkurajoj nisma të tilla dobiprurëse në shërbim të popullit.
Le të jetë kjo, pionierja e parë e këtijë ndryshimi pozitiv në sherbim të njerëzve.