Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dosja hetimore e familjes Meta me babanë e vrarë dhe tre fëmijë të arrestuar dhe nënën në hetim.
Kjo dëshmi rrëzon motivin kryesor të dhënë nga vajza si shkak për krimin. Ndërkohë në polici 25-vjeçari Hysen Meta i cili dyshohet se edhe ka qëlluar ka deklaruar se kishte konflikte të shumta me babain që ishin shtuar pasi ai ishte papunë.
Sipas dosjes hetimore ishte gjetja e një predhe në divanin e shtëpisë që e ka detyruar vajzën që këmbëngulte se kishte vrarë babain të tregonte të vërtetën.
Ajo ka dëshmuar se me të vëllain ishin viktima të fyerjeve, bullizmit nga babai dhe se e kishin menduar vdekjen e tij.
Nën hetim në gjendje të lirë është dhe nëna e tyre, Blerina, e dyshuar se kreu veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Për këtë shkak ajo nuk ka marrë pjesë në ceremoninë mortore të viktimës e cila u zhvillua në shtëpinë e kunatit të saj, vëllait të Pëllumbit, ku ka marrë pjesë vetëm vajza e martuar e cciftit Meta.
Ajo së bashku me familjarët e të atit dhe të afërm e bashkëfshatarë të familjes kanë përcjellë për në banesën e fundit 49 vjeccarin, ndërsa bashkëshortja e tij Blerina është shoqëruar nga policia deri në Lacc ku jeton familja e saj./m.j