Ish sulmuesi i Gjermanisë Lukas Podolski ka arritur pasuri prej 180 milionë paundsh, por jo nga futbolli.
38-vjeçari ka ndërtuar perandorinë e tij të biznesit në verilindje të Gjermanisë, duke hapur një zinxhir qebaptoresh dhe një kompani akulloresh.
Një vit më vonë, dyqani i tij i parë i qebapeve Mangal Doner u hap në qytet dhe tani ka rreth 30 degë në të gjithë Gjermaninë.
Mendja e tij e biznesit i ka sjellë plot 177.5 milionë paund. Kjo shifër përfshin edhe të ardhurat e tij në karrierë si lojtar, pasi ishte një nga lojtarët më të paguar të Arsenalit gjatë kohës së tij në klub. Ish-reprezentuesi gjerman kishte pagë 100,000 £ në javë në Emirates Stadium.
Podolski ka qenë i zëshëm në mbështetjen e tij për zinxhirin e restoranteve, duke mbrojtur çmimet e tij dhe duke goditur konkurrentët. Sulmuesi veteran gjithashtu vazhdon të performojë në fushë dhe tani është në sezonin e tij të tretë me skuadrën polake Gornik Zabrze.
Podolski ka shënuar tre gola në 17 paraqitje këtë sezon. Ish- lojtari i Bayern Munichut shënoi 21 gola në 82 paraqitje për klubin përpara se të shkonte në huazim te Interi në vitin 2015.
Në nivel ndërkombëtar, Podolski ishte anëtar i skuadrës gjermane që fitoi Kupën e Botës në 2014. Gjithsej, ai shënoi 49 gola në 130 paraqitje për vendin e tij para paraqitjes së tij të fundit kundër Anglisë në 2017./m.j