Një aksident është regjistruar pak momente më parë në Shkodër.
Një makinë është plasur me një autobus, ku për pasojë ka mbetur i lënduar një 32 vjeçar.
“Rreth orës 13:20, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, automjeti me drejtues një 32-vjeçar, është përplasur me autobusin me drejtues një 63-vjeçar.
Si pasojë është dëmtuar lehtë 32-vjeçari, i cili është në spitalin rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë./m.j