Një gjyqtar në Rumani është hedhur nga kati i dhjetë i një pallati për arsye që nuk dihen. Ajo që të bën përshtypje në këtë video, përveçse momenteve të fundit të gjyqtarit është edhe reagimi i vonuar i policisë për ta ndaluar në kohë vetëvrasjen e tij.
Në pamje të parë duket sikur gjyqtarin e kanë hedhur punonjësit e policisë, por kjo është thjesht një iluzion optik, pasi personi në video është hedhur vetë.
Sipas mediave rumune, ai kishte probleme me depresionin për arsye që nuk bëhen me dije. Depresioni është një sëmundje e rëndë, ai vjen si pasojë e problemeve në jetën personale, në dashuri ose dhe nga varfëria. Shumë persona që vuajnë nga kjo sëmundje zgjedhin si rrugën më të shkurtër vetëvrasjen. / NOA