Në një intervistë të fundit në emisionin e mëngjesit “Dita e Re”, finalistja e edicionit të parë e Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura, ka bërë deklarata të papritura dhe të diskutueshme, duke shprehur bindjen e saj se çdo familje ka një person me sjellje të konsiderueshme pedofile.
Me një ton të drejtëpërdrejtë, Nura ka thënë:
“E kam thënë një fjali që ka qenë pak e ashpër, por që nuk kam arsye të pendohem për të.
Në vazhdim, ajo ka shtuar se një rast i shantazhit që i ka ndodhur vajzës 27-vjeçare në Shqipëri (e cila u vetëvra pak ditë më parë) është rezultat i bullizimit që ky person ka përjetuar gjatë fëmijërisë së vet.
Deklaratat e Nuras kanë sjellë reagime të ndryshme në publik, duke shkaktuar debat.
/f.s