Reshjet e dëborës janë rikthyer në vend gjatë 24 orëve të fundit.
Në zonat e veriut disa rrugë janë mbuluar nga bora. Në akset e Lotit 1, H.Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh & Bogë-Theth është mot me reshje.
Megjithatë rrugët janë pastruar dhe deri më tani nuk paraqiten probleme në qarkullim.
Ndërkohë, reshjet e dëborës në Alpe parashikohen në formën e stuhive të dëborës ndërsa në majat e maleve në verilindje e juglindje të vendit do të jenë me intensitet të ulët.
Vlen të theksohet si intensive e relativisht problematike elementi i erës me drejtim nga kuadrati i jugut 2-9m/s, ndërsa në bregdet arrin shpejtësi deri 17m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 2-5 ballë.
/f.s