Një ndërhyrje kirurgjikale e rrallë është finalizuar me sukses në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Bëhet fjalë për riparimin e valvolës së aortës me metoda inovative.
Duke qenë se kjo ndërhyrje realizohet për herë të parë në Shqipëri, ka reaguar edhe kryeministri Rama që përveçse e konsideroi një moment të rrallë, postoi edhe rrëfimet e mjekëve që realizuan ndërhyrjen e vështirë, një prej tyre Altin Veshti, ndër të rrallët kardiokirurgë pediatër në Shqipëri.
Altin Veshti: Kjo kursen vendosjen e një valvule mekanike te pacientët e rinj dhe sigurisht ul kostot e ndërhyrjes. Pacienti bën jetë normale me valvolën e vet.
Ndërsa doktorët Saimir Kuçi dhe Klodian Krakulli thanë se valvula e e aortës është një kirurgji më sfiduese sepse për nga vetë anatomia ajo është më komplekse.
Klodian Krakulli: Teknika operatore është sfiduese, por për fat të mirë kemi tentuar ta realizojmë në 4 pacientë dhe deri tani rezultatet i kemi pasur të mrekullueshme.
Saimir Kuçi: Të gjitha këto ndërhyrje kanë si qëllim e valvolës së vet.
Gjatë 2 muajve të fundit janë realizuar 4 ndërhyrje të tilla, të cilat kanë rezultuar të suksesshme.