Gjykata e Apelit të Tiranës ka refuzuar kërkesën për liri të 34-vjeçarit Asqeri Mandri i cili u arrestua se kishte vendosur kamera në banesën e tij në Kodër-Kamëz për të monitoruar gruan e tij.
Nga Gjykata e Apelit është në fuqi vendimi i shkallës së parë.
“Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale A. M, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, lidhur me masën e sigurimit personal nga “arrest në burg” në atë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” .
Në përfundim të gjykimit, më datë 23.02.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Fuat Vjerdha, vendosi: Miratimin e vendimit me nr. 365 Akti, datë 08.02.2024 të Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.”/m.j