Ish-futbollisti i Barcelonës, Dani Alves është dënuar me 4 vite e gjysëm burg për përdhunimin e një gruaje në ambientet e një klubi nate në Spanjë.
Avokatët e ish-lojtarit kanë deklaruar se vendimi do të apelohet. Vetë Dani Alves vijoi t’i mbetet deklaratës fillestare të tij duke pretenduar se ka kryer marrëdhënie seksuale me 23-vjeçaren por duke shtuar se kishte qenë me një pëlqim të dyanshëm.
Alves, i cili u bë lojtari më i vjetër që përfaqësoi Brazilin në Kupën e Botës në dhjetor 2022 në Katar, ndodhet në burg prej më shumë se një viti.
/f.s