Miratohet me 77 vota pro marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët. Marrëveshja e cila parashikon ngritjen e kampit të emigrantëve mori edhe 3 votat e PDIU.
Ndërkohë me 74 vota pro u hoq nga rendi i ditës votimi i amnistisë penale pasi nuk u arrit konsensusi me Partinë Demokratike. Ligji në fjalë kërkon 84 vota.
Mesila Doda, deputet e PDIU sqaroi për mediat edhe votat e partisë së saj sai përket marrëveshjes me Italinë.
Ajo tha se vendimi u mor pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Kemi të bëjmë me një vend mik si Italia, një shtet që është gjendur gjithmonë pranë nesh në momente tona të krizave. Ne duhet të jemi krah tyre. Bëhet fjalë për një vend mik, jo për Fredi Belerin” – tha Doda.
/a.r