Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi e përjashtuar me 10 ditë nga “Etika” nuk është lejuar nga punonjësit e Gardës të futet në sallës.
Vokshi shprehet se dënimi ndaj tyre është politik dhe se në bazë të rregullores ajo duhet të ishte në sallë, pasi e ka ankimuar vendimin.
Vokshi: Nuk u lejuam prej gradës me urdhër të Nikollës për te hyre ne seanca. Ju kujtoj që dje u njoftua mbledhja e Byrosë ankimimit që unë dhe Hoti bënë në lidhje me vendimin e sekretariatin e Etikes, i cili është shndërruar në një organ censure për deputetet e opozitës.
Ju e ndoqët që pavarësisht njoftimit në deputetet ishim të pranishëm, me urdhër të Ramës mbledhja e byrosë dështoi. Pse? Në bazë të provave që unë kam, nuk ka pasur asnjë fakt për dënimin tonë, ka qenë një dënim politik.
Kemi bërë një letër përsëri sot, në bazë të dështimit të mbledhjes së Byrosë, i kam njoftuar kryetaren e Kuvendit, e cila nuk mori pjesë edhe vetë që unë do të jem në seancë sepse në bazë të rregullores, në momentin që bëhet ankimimi, vendimi i sekretariatit anulohet. Tani këta thotë është hequr ky nen, është hequr edhe ankimimi, e kuptoni se çfarë po bëhet”, tha ajo.
/f.s