Një qendër ciklonike në ishujt britanikë po zbret drejt Mesdheut ku presim reshje shiu intensive në ditët në vijim në pellgun e Mesdheut dhe territorin e Shqipërisë.
E Enjte, 22 Shkurt 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në shtim. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 3/12°C
– Zonat e ulëta 4/16°C
– Zonat bregdetare 8/17°C
Kosovë
Kosova për dt. 22 Shkurt 2024 do të ketë vranësira mesatare dhe kthjellime. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 2°C – 3°C në mëngjes deri në 12°C – 14°C gradë Celsius në mesditë.
E Premte, 23 Shkurt 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 5-6 me lartësi vale 1,0-2,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 3/10°C
– Zonat e ulëta 6/18°C
– Zonat bregdetare 10/20°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari