Pak minuta më parë tre autoambulanca dhe mjete të policisë kanë shkuar brenda ambienteve të një kompanie koreane në Fier, pasi dyshohet se brenda ambienteve të saj ka pasur një rrjedhje të lëndëve kimike.
Dyshohet se punëtorët të cilët punonin në turn kanë shfaqur shenja alergjie gjatë orarit të punës, ku disa prej yre janë dërguar në spital.
Ndërkohë në ambientet e fabrikës kanë mbërritur edhe familjarë të punonjësve që ndodhen brenda, por ende nuk kanë marrë asnjë informacion.
Sipas informacioneve pranë urgjencës së Spitalit Rajonal Fier, dy gra janë dërguar menjëherë në urgjence, por janë larguar sapo u është dhënë ndihma mjekësore.
Gërvishtje në fyt ka qenë simptoma që u është shfaqur fillimisht, më pas skuqje në lëkurë.