Në seancën e nesërme të parlamentit është caktuar në agjendë kalimi i Amnistisë Penale. Sot Lulzim Basha tha se nuk do të jepte votën e tij, mirëpo kryeministri Edi Rama nuk i kurseu ironitë.
Kur u pyet se me kë do i bënte 84 votat në Kuvend, Rama e kaloi me batutë.
“Kush është ky, kur e tha? Ka qenë akoma përgjumësh”, ironizoi Rama.
Ky reagim erdhi pasi Basha deklaroi sot se ai dhe grupi i deputetëve që e ndjekin nuk do të marrin pjesë në seancën e ditës së nesërme të Kuvendit, ku pritet të miratohet dhe amnistia penale, e cila ka nevojë për 84 vota.
Sipas tij, drafti aktual i qeverisë për amnistinë parashikon lehtësira për zyrtarët e korruptuar dhe nuk përfshin qytetarët që sipas tij kanë qenë viktima të këtij korrupsioni./m.j