Analisti Artur Zheji, i ftuar në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, theksoi se vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken javën e kaluar ka dhënë efekt tek opozita. Zheji shtoi se në fjalimet e opozitarëve në protestë nuk u vunë re sulme ndaj institucioneve të drejtësisë së re.
“Mua mu duk se në fjalimet opozitare të sotme vizita e Blinken kishte bërë një efekt, nuk pashë sulme 24 karatëshe kundër SPAK si organizatë kriminale. Doktori diku, pjesë e një konspiracioni por nuk pashë që këta titullarët e rinj të flisnin kundër SPAK. Rroftë Berisha në fund, por nuk thonë SPAK organizatë kriminale. Heqja nga fjalori i termit SPAK i dedikohet vizitës së zotit Blinken.”, u shpreh ai.
/f.s