Ish-kryeministri Sali Berisha gjeti mënyrën për të qenë në protestën 20 shkurtit, duke vendosur një podium në shtëpi dhe duke transmetuar live në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Ndërkohë që gjatë protestës ka rënë në sy se në shesh, por larg podiumit është shfaqur Argita Malltezi, e cila nuk ka mbajtur fjalime, por i është bashkuar turmës në demokratëve.
Edhe djali i ish-kryeministrit është parë në protestë. Shkëlzen Berisha, njësoj si e motra, ishte po ashtu larg podiumit.
Ajo që ka rënë në sy është se dhe Jorida Tabaku, e cila nuk ka marrë pjesë në mbledhjet e grupit ka qenë e pranishme në këtë tubim të 20 shkurtit.
Ndërkohë që një protestë ndryshe ka qenë ajo e Dashamir Shehit, i cili ka mbledhur përkrahësit e tij në kafen e kullave binjake.
Kujtojmë se Dashamir Shehi nuk firmosi me demokratët dhe aleatët e të djathtës për të qenë pjesë e Federatës së Opozitës së Bashkuar./m.j