Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan teksa foli për rritjen me 30% të numrit të vizitorëve turq në Shqipëri, me batutë i kërkoi kreut të qeverisë turke që të mos mërzitej për një fakt të tillë.
“Jam i kënaqur zoti President që vitin e shkuar përveçse Shqipëria arriti numrin rekord mbi 10 milionë turistë, numri i turistëve nga Turqia u rrit me 30%. Unë jam i bindur se nuk mërziteni kur turistët turq vijnë në Shqipëri dhe nuk shkojnë në Antalia dhe jam i bindur se ministri juaj do të nxisë investimet në fushën e turizmit.”- u shpreh kryeministri.
Ndërsa sa i takon investimeve turke në vendin tonë, Rama tha se potenciali është për shumë më tepër se ato aktualet.
“Patjetër që për ne investimet turke janë të mirëseardhura, kemi arritur në shifrën e 3.7 miliardë eurove, por potenciali është shumë më tepër”-shtoi Rama./m.j