Alexey Navalny, disidenti dhe armiku politik i presidentit rus Vladimir Putin, i kaloi vitet e fundit të jetës së tij pas hekurave, por megjithatë arriti të qëndrojë i lidhur me botën e jashtme, shkruan Business Insider.
Letrat nga muajt e fundit të jetës së tij, të marra nga The New York Times , treguan se Navalny, i burgosur që nga janari i vitit 2021, arriti informohej mbi ngjarjet e aktualitetit, përfshirë ato në SHBA.
Në një letër dërguar një miku, fotografit Evgeny Feldman, Navalny e quajti axhendën e ish-presidentit Donald Trump për një mandat të dytë “me të vërtetë të frikshme”.
Nëse presidenti Joe Biden ka një problem shëndetësor, “Trump do të bëhet president,” vazhdoi Navalny, duke shtuar, “A nuk i shqetëson kjo gjë e qartë demokratët?”
Në një letër tjetër drejtuar Feldman, të datës 3 dhjetor, Navalny shprehu përsëri shqetësimin për Trump dhe i kërkoi mikut të tij: “Ju lutem përmendni një politikan aktual që admironi”.
Më 6 dhjetor, Navalny u “zhduk” nga burgu IK-6 120 milje në lindje të Moskës. Ai u shfaq përsëri në ditën e Krishtlindjes kur avokatët e tij njoftuan se e kishin gjetur atë në burgun IK-3, 1000 milje në verilindje të Moskës, mbi Rrethin Arktik.
The Times raportoi se komunikimi i Navalnyt nga burgu i tij i ri ishte zvogëluar shumë.
Gazetari Sergei Parkhomenko mori një letër nga Navalny më 13 shkurt, disa ditë para se të shpallej vdekja e tij. Në letrën, të cilën Parkhomenko e shpërndau në Facebook, Navalny foli për libra dhe tha se ai kishte qasje vetëm tek klasikët në burgun e tij të ri.
“Kush mund të më thoshte se Çehovi është shkrimtari rus më dëshpërues?”- shkroi Navalny.
Trump, nga ana e tij, nuk e përmendi vdekjen e Navalnyt, pavarësisht deklaratave nga udhëheqës të tjerë që fajësuan drejtpërdrejt Putinin.
Në një postim në Truth Social të hënën, Trump përmendi shkurtimisht Navalny-n përpara se të drejtonte zemërimin e tij ndaj kundërshtarëve politikë: “Vdekja e papritur e Alexei Navalny më ka bërë gjithnjë e më të vetëdijshëm për atë që po ndodh në vendin tonë. Përparim i qëndrueshëm, me politikanë, prokurorë dhe gjyqtarë të majtë, të shtrembër, radikalë të majtë, që na çojnë në rrugën drejt shkatërrimit.”
Ai nuk përmendi as Rusinë, as Putinin.
/f.s
trumpi eshte kokrra e idiotit