Anëtari i këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Besart Logu duke folur në lidhje me federatën e opozitës, ka deklaruar se PD nuk mund të bëhet palë me persona të cilët janë nën hetim, siç janë Fatmir Mediu, Sali Berisha dhe Ilir Meta.
Logu ka shtuar se për PD partneriteti me SHBA është jetik, ndërsa tha se gjithkush që vlerëson partneritetin me aleatët dhe mbështet punën e drejtësisë së re, pra SPAK dhe GJKKO, është i mirëpritur të bashkëpunojë me PD.
“Qëndrimi i PD ka qenë i hapur dhe publik, mirëpret çdo parti e lëvizje duke bërë një bashkim mbi disa vlera. Vlerat në ko tekstin politik që ndodhet e gjithë klasa politike është aleanca me vendet partnere në NATO dhe që bashkëpunojnë e përkrahin punën e drejtësisë së re, pra SPAK dhe GJKKO. Çdo individ që është pro këtyre dy vlerave, PD do t’i pranojë dhe bashkëpunojë me ta.
/f.s